Gazetari “i mbyll gojën” Marin Sulit: Beleri, për të marrë votat e ekstremistëve! Populli grek i ka lënë pas përçarjet (VIDEO)

15 April 2024, 20:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari “i mbyll gojën” Marin Sulit: Beleri, për të
Gazetari Artur Bibe / Marin Suli / Foto: Top News

Marin Suli, përkrahësi i flakët i Fredi Belerit ka gjetur hapësirë në të gjitha televizionet shqiptare, prej nga ka përcjellë i pashqetësuar mesazhet e tij që nuk i shërbejnë një miqësie të mirë shqiptaro-greke.

Por kokën, Suli duket se më në fund e “ka përplasur” në Top News, ku gazetari Artur Bibe i ka dhënë një leksion të qartë nga realiteti shumë i ndryshëm nga ai ku Suli është ngujuar, edhe pse në një lidhje direkte nga Athina.

Me fakte dhe statistika konkrete, Bibe i është kundërpërgjigjur Sulit duke i thënë se Beleri në fakt është kandiduar për një qëllim të vetëm, që të partia e Qirjako Miçotaqisit të marrë votat e ekstremistëve grekë. Këtë, tha Bibe, e mbështesin studime serioze që janë publikuar në mediat më në zë në vend.

Në fund, Bibe i sugjeroi Sulit që të angazhohet për një miqësi të mirë mes dy popujve, grekë dhe shqiptarë, të cilët siç tha ai, e kanë lënë pas frymën ekstremiste që përfaqëson Beleri dhe njerëzit pranë tij.

Pjesë nga debati dhe video e përballjes mes Bibes dhe Sulit:

Bibe: Beleri kandidon me siglën ‘Demokracia e re’

Bibe: Ata që e kanë inkurajuar Belerin, janë në pushtet

Suli: Zëri i Belerit, zëri i Himarës në Bruksel

Suli: Beleri, pjesëtar i ‘Demokracisë së Re’

Bibe: Unë do votoj Piro Dhimën se e Meriton

Bibe: Tani është beteja e fundit, po përdoret për vota

Suli: Beleri do  të marrë vota të djathta, të majta, dhe nga syriza

Suli: Nuk lajthit Greqia që ai të mos votohet si eurodeputet

Suli: Beleri-Dhima aleancë për të mbrojtur tokat në Bruksel

Bibe: Piro Dhima ish-peshëngritës, nuk është ekstremist

Bibe: Beleri do të marrë votat e ekstremistëve e fashistëve


Video