Gara brenda PD për mandatin e 13 në Tiranë, thellohet diferenca me Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmeti

14 May 2025, 23:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gara brenda PD për mandatin e 13 në Tiranë, thellohet diferenca
Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku

Garë e fortë brenda PD për një mandat të listës së hapur në Tiranë.

Nga numërimi i 713 kutive, Jorida Tabaku ka fituar terren ndaj Ilir Alimehmetit, duke kaluar në avantazh me 664 vota.

Deri më tani Jorida Tabaku ka grumbulluar 10160 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti 9496 vota.

Por ky rezultat mund të ndryshojë deri në hapjen e kutisë së fundit, pasi numërimi vijon ende.

Gara mes Tabakut dhe Alimehmetit bëhet për mandatin e 13 të Partisë Demokratike në Tiranë.


Video