Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është cilësuar si një prej betejave brenda Partisë Demokratike më të veçanta por edhe më e trishta njëkohësisht, pasi njëri prej tyre do të mbetet jashtë parlamentit.
Bëhet fjalë për Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të dy emra në listën e hapur të PD-së dhe të dy kandidatët më të votuar në Tiranë.
Megjithatë, 13 mandatet e PD-së në Tiranë bën që të futen në parlament emra në listën e mbyllur si Tedi Blushi, Klevis Balliu, Erisa Xhixho dhe Mesila Doda. Vetëm një vend mbetet nga lista e hapur e kandidatëve me vota preferenciale.
E deri tani, rezulton se Tabaku ka thelluar diferencën me 9209 vota kundrejt 8782 vota për Alimehmetin.