FOTO/ Kandidatit të PS për kryetar Bashkie në Has i digjet makina brenda në garazh!

10 May 2023, 09:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Kandidatit të PS për kryetar Bashkie në Has i digjet makina
Në foto: Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj

Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti brenda garazhit. Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit.

FOTO/ Kandidatit të PS për kryetar Bashkie në Has i digjet makina

Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes. Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.

Beqir Mulaj është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit. Ai u fut në garë, pasi socialistët nuk rikandiduan kryebashkiakun aktual Liman Morina.


Video