Edi Rama, politikani që “tregoi bo*et”, apo “tradhtari” që fluturoi me helikopter të bindte kosovarët

20 February 2026, 17:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Edi Rama, politikani që “tregoi bo*et”, apo

“Të gjithë thonë që kanë bole, po Edi Rama i heq brekët dhe i tregon”.

Kështu shkruante Baton Haxhiu, pak pas fjalimit të Edi Ramës në mbledhjen e “Bordit të Paqes”, ku përmendi krerët e UÇK që po gjykohen në në Hagë.

Si Batoni pastaj, filluan me radhë analistët pranë Qeverisë bashkë me mediat e tyre, e më tej edhe deputetët socialist.

Papritur Edi Rama u rikthye sërish në “heroin” e momentit, si dikur kur përmendte pavarësinë e Kosovës, në mes të Beogradit.

Nga ana tjetër, përveç pretendimeve qesharake të njerëzve pranë opozitës, se Trump e takoi ftohtë Ramën, apo se ai e bleu këtë takim, ka dhe disa të vërteta që duhen thënë.

Më kryesorja, ajo se Edi Rama, ka qenë një ndër njerëzit që ka këmbëngulur për ngritjen e Gjykatës Speciale, e cila po gjykon krerët e UÇK.

Për të bindur politikanët kosovarë që të votonin për ngritjen e kësaj Gjykate, ai fluturoi me helikopter për t’i takuar personalisht.

Kuptohet, ata ishin të detyruar të votonin, sepse kishin presionin e SHBA dhe BE, por Rama e dha një dorë.

Për të mos folur pastaj për “Ballkanin e Hapur”, ku për “inat” të Albin Kurtit, Edi Rama u bë “vëlla” me Vuçiç dhe diskutonte edhe ide për shkëmbimin dhe ndarjen e Kosovës.

Ndaj para se të përmendin “Bolet e hekurta” të Ramës, mirë është që të tregojnë dhe anën tjetër të medaljes. (Vox News)


Video