E gjithë Athina në "këmbë" për Fredi Belerin, ministri grek telefonon Çuçin: Lirojeni menjëherë! Dendias flet me Ramën

12 May 2023, 12:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E gjithë Athina në "këmbë" për Fredi Belerin,
Dendias dhe Rama

E gjithë Athina zyrtare duket se është vënë në lëvizje pas arrestimit të kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash.

Media greke "Protothema" raporton se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar në telefon me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ka informuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis për atë që po ndodh në vendin tonë.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos ka zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike me homologun Bledi Çuçin, ku ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kandidatit për kryebashkiak të Himarës.

Më herët ambasadorja greke, Kostandina Kamici zhvilloi një takim në Ministrinë e Jashtme, ku shprehu shqetësimin në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash nga SPAK, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit.

Mbi të rëndon akuza për "Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim". 

“Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë”, thuhet në dokument.


Video