Gara për Bashkinë e Tiranës ka filluar të bëhet serioze dhe kandidatët që po dalin në skenë janë po aq "serioz".
Pas kandidatit kontrovers Kujtim Gjuzi, avokatja Adriana Kalaja është kandidatja tjetër që do të futet në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Kalaja u ndal tek origjina e saj, dhe risolli në vëmendje se nuk ka qytetar të Tiranës apo të rrethinave që nuk e ka provuar 'Kafen e Rremës', lokal prej të cilit idenifikohet edhe një zonë në kryeqytet.
Afati i fundit për të dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tiranës është data 6 Nëntor, ora 20:00.
Me futjen e Kalasë në garë, Veliaj "rrezikon" seriozisht postin dhe Bashkinë e Tiranës. Duket se Partia Demokratike e Berishës, e ka nisur luftën me rivalë të fortë për Tiranën, duke nisur nga Këlliçi, Bogdani, Gjuzi e deri tek Kalaja.
Ajo njihet në opinion për kauzën e Teatrit dhe që kërcënoi me padi të rëndë ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Kjo e fundit e ndjeu frikën e Kalasë, dhe refuzoi t'i përgjigjet.
Por le të kthehemi tek zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Tani, Erion Veliaj duhet të mobilizohet me strukturat për zgjedhjet lokale, sepse me Adriana Kalanë e përballë, e ka te humbur dhe kalanë e Tiranës.