Drafti i propozuar nga Rama për asocacionin/ Berisha: Akt i shëmtuar është shkruar në Beograd!

8 June 2023, 12:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Drafti i propozuar nga Rama për asocacionin/ Berisha: Akt i shëmtuar

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ramës, i cili tha se ka propozuar një draft për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas Berishës, ky është një akt i shëmtuar që e tensionon akoma më shumë situatën.

Sipas Berishës, teksti i këtij dokumenti është shkruar në Beograd, ndërsa u shpreh se Rama kërkon të zgjidhë çështjen që ka me McGonigal.

“Sot Edi Rama në detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë. Ky akt përben një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit.

Një akt i shëmtuar në historinë e marrëdhënieve të dy vende, një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Një akt që Rama përpiqet të zgjidhë konfliktin e tij me McGonigal, për të cilin në cdo drejtësi të botës vendin e ka në burg, aty ku është MeGonigal”, tha Berisha.


Video