Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një debat pa mikrofona është zhvilluar në sallën e Kuvendit, ndërsa vijonte seanca plenare mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Në një moment, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, dëgjohet t’i drejtohet deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçit, me pyetjen: “Po partinë tënde kush e financon?”
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar përplasjen mes dy deputetëve dhe nëse replika ka ardhur si vijim i debateve të mëparshme në sallë.
Debati u zhvillua pa përdorimin e mikrofonave, ndërsa seanca e Kuvendit vijonte punimet.