Kërkesa e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka nxitur debat në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.
Ai kërkoi që dhënia e dëshmisë të shoqërohej edhe me ilustrime fotosh apo videosh.
Kjo është kundërshtuar nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, duke nxitur edhe debat mes saj dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Vokshi: Kush jeni ju? Bëjeni tek Surreli jo këtu.
Ndreca: Jemi shumica
Vokshi: Bëni deklaratën ta lexoni se power point nuk vihet.
Ndreca: Do t’i heqësh të drejtën e fjalës? Fjalën do ia përcaktosh ti si do e japë?
Vokshi: Është komision hetimor pikë. Deklaratë, jo prezantim.
Ke tjetër drejtues politik o Edona, se doli në Sky Ecc. Keni bërë planet me avokatin gjithë natën. Po vika pso bëka konferencë shkencore, nuk ka ndodhur ndonjëherë, deklaratë aq sa ia lejon ligji, asnjë gram më shumë. Pse s’bëtë kështu për të tjerët? E ka kërkuar Ben Ahmetaj, nuk iu lejua.
Ndreca: Diskursi yt është shumë helmues për dëshminë që po presim.
Ish ministri i Shëndetësisë, Ili Beqaj ka lënë qelinë këtë të martë, ndërsa është futur, në Kuvend i shoqëruar nga forca të shumta policie, ndërsa ka hequr xhupin për të mbuluar prangat.
Beqaj është i akuzuar për çështjen e Sterilizimit së bashku me ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 të tjerë.
Ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj janë në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.
Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti për një çështje tjetër, ku dyshohet se ka abuzuar me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni.