Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Rama e nis FJALËN me emergjencën në bashkinë e Tiranës!

11 September 2025, 11:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Rama e nis FJALËN me
Edi Rama

Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Asambleja e Partisë Socialiste, ku rreth anëtarët e mbledhur, po dëgjojnë fjalimin e kryesocialistit Edi Rama.

Teksa kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ndodhet në paraburgim, Kryeministri Edi Rama ka thënë se sot në Asamblenë e PS do të adresohet problemi për drejtimin e kryeqytetit.

Në fjalën e tij, Rama tha se kjo çështje “nuk mban më” dhe duhet të marrë zgjidhje.

Rama: Sot shiu ka punë tonë, se po bie me të madhe për të lajmëruar bereqetin e punës për Shqipërinë 2030 në BE. E nderuar Asamble Kombëtare, jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4-vjetarit tonë më sfidues, për të çelur kapitullin e mandatin tonë të katërt, i cili nis zyrtarisht pak ditësh me betimin e Kuvendit.

Do të adresojmë emergjencës e krijuar në drejtimin e Tiranës. Dua të them që në fillimin sa më qartë atë ë besoj duhet ë ndajmë të gjithë së bashku mbi raportin me drejtësinë.

PS nuk ka hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë aq më tepër kur ajo nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj.

Nuk e kemi thënë kurrë duke bërë avokatin e kujtdo, edhe kur mund të mos na duket e drejtë.

Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e gjyqësorit.

Përmes reformës kemi larguar duart e ekzekutivit nga cdo porces seleksionimi e zgjedhjeje, shkarkimi i prokurorëve e gjyqtarëve.


Video