Ambasadorja Peleg dënon përdhosjen e flamurit izraelit: Ky akt cenon dinjitetin e popullit shqiptar

21 June 2026, 15:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorja Peleg dënon përdhosjen e flamurit izraelit: Ky akt cenon
Ambasadorja izraelite, Galit Peleg

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas përdhosjes së flamurit izraelit gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet.

Ajo e ka cilësuar ngjarjen si një akt që “turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”.

Në një postim në X, Peleg tha se akti cenon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë krenare të tij

“Mbrëmë në Tiranë, protestues hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë mes brohoritjeve të turmës së mbledhur në vendngjarje. Si ambasador i një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një akt i tillë jo vetëm që nuk i shërben kauzës së protestës publike, por gjithashtu cenon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare. Falënderoj Ferit Hoxhën për dënimin e menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti”, shkroi ajo.

Reagimi vjen pasi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë, duke deklaruar se akte të tilla nuk përfaqësojnë Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

 


Video