Ambasada britanike: Sulmi ndaj Sali Berishës, i papranueshëm për fjalën e lirë

6 December 2022, 21:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasada britanike: Sulmi ndaj Sali Berishës, i papranueshëm për
Sulmi ndaj Sali Berishës

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmit ndaj Sali Berishës.

Ambasada britanike thotë se në demokraci dhuna nuk ka vend. Më tej shtohet se sulmi ndaj Berishës është sulm i papranueshëm për fjalën e lirë.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e se drejtës”, thuhet në reagimin e ambasadës.


Video