Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ndodhet në një konferencë për median nga selia e PD-së.
Kjo është dita e fundit e tij në liri, ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë më dorë vendimin e prokurorisë së Tiranës që kërkon të ekzekutohet vendimi i formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, me akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”.
A keni marrë njoftim? Do prisni që ekzekutimi I vendimit të bëhet në selinë e PD-së apo të shkoni vetë të paraqiteni
Kam komunikuar që dje me drejtorinë e policisë e prokurorët për ti thënë që jam gati. Cfarë ju duhet se këta nuk të gjejnë dot. Të gjithë grupet kriminale del urdhërarresti nga SPAK por njerëzit ikin. Unë nuk hyj tek ata. Duke qenë se e kam dhe nxitim vetë.
A ka ndryshuar qëndrimi për tu dorëzuar vullnetarisht në policinë e Tiranës?
Qëndrimi im nuk ndryshon. Do të jem aty ku e ka caktuar regjimi. Do ti bëj të gjitha veprimet e mija që kanë të bëjnë me komunikimin me publikun dhe vendimmarrje e PD. Unë as nuk kam fituar personalisht nga kjo, madje në shumë dimensione kam humbur. Se është sakrificë të përballesh me të gjithë institucionet shtetërore dhe çdo grup që i shërben atyre apo njëri tjetrit për të mbajtur këtë pushtet në këmbë. Nuk është çështje që ka nisur për shkak të një interesi vetjak, është çështje që i tejkalon interesat personale. Do dëgjoj kolegët por kam vendimmarrjen time. E kam thënë dhe dje.