Policia boshatis bulevardin me gaz lotsjellës, protestuesit shpërndahen nëpër rrugët e Tiranës

16 October 2026, 19:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia boshatis bulevardin me gaz lotsjellës, protestuesit

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë sërish mbrëmjen e sotme për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Pas ndërhyrjes së forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivëve “Shqiponja”, bulevardi është liruar nga protestuesit, ndërsa pjesa më e madhe e turmës është përqendruar në zonën e Parkut Rinia.

Një pjesë e protestuesve kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.

Gjatë lëvizjes në kryeqytet, disa prej tyre kanë nxjerrë koshat e mbeturinave në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, për të bllokuar lëvizjen e autoboteve.

Koshat në flakë janë raportuar pranë Sheshit Skënderbej, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, duke shkaktuar tensione dhe vështirësi në qarkullim.


Video