Shtetasi amerikan denoncon se u ndalua nga maskat dhe u mor në pyetje në sheshin “Skënderbej”

16 October 2026, 19:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtetasi amerikan denoncon se u ndalua nga maskat dhe u mor në pyetje

Një qytetar amerikan, Philip Gilpin Jr., thotë se është ndaluar nga njerëz të maskuar në sheshin “Skënderbej” dhe është marrë në pyetje.

Ai shprehet se ka njoftuar Ambasadën amerikane dhe është në kontakt me përfaqësues të Kongresit amrikan.

Denoncimi

Kam folur me Ambasadën amerikane dhe jam në kontakt me përfaqësuesit e mi në Kongresin amerikan, në Uashington.

⸻

Drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Quhem Philip Gilpin Jr. dhe jam shtetas amerikan që ndodhem në Shqipëri.

Sot në mëngjes, rreth orës 11:00, po kthehesha në apartamentin tim pranë qendrës së qytetit, pasi kisha takuar një agjent imobiliar për të parë disa ambiente të mundshme për zyra.

Ndërsa po kaloja përmes sheshit kryesor, hasa një grup prej pesë adoleshentësh që po bisedonin. Përshëndeta me dorë njërin prej tyre dhe nisëm të flisnim. «Përshëndetje, si je?», një bisedë krejt e zakonshme.

Rreth tri minuta më vonë, një grup prej afro dhjetë burrash, pa shenja identifikuese, të veshur të gjithë me të zeza dhe të pajisur me shkopinj gome, u turrën drejt nesh, na kapën fizikisht dhe na ndaluan të gjithëve.

Adoleshentët i morën dhe i larguan, ndërsa mua më mbajtën për të më marrë në pyetje dy «oficerë».

Njëri prej tyre më kapi nga kyçi i dorës, më mori telefonin dhe filloi të kontrollonte përmbajtjen e tij. Tjetri më kërkoi dokumentin e identifikimit. I thashë se jam amerikan, nga Bostoni, dhe i tregova patentën time amerikane.

Ata fotografuan patentën dhe më bënë edhe mua një fotografi.

Pas rreth dhjetë minutash përpjekjesh për të më frikësuar, më lanë të lirë.

Vlen gjithashtu të theksoj se isha dëshmitar i tri incidenteve të tjera, ku grupe të vogla njerëzish që silleshin si banda dhunuesish patrullonin nëpër shesh dhe ndalonin çdo të ri që u dilte përpara.

Të gjitha këto ndodhën brenda një periudhe prej vetëm 15 minutash, ndërsa po ecja në këmbë.


Video