Pas shkrirjes së 15 Bashkive, PS gati të shkurtojë edhe numrin e deputetëve

13 October 2026, 15:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas shkrirjes së 15 Bashkive, PS gati të shkurtojë edhe numrin e

Pas shkrirjes së 15 Bashkive, socialistët duket se do të ndërmarrin një tjetër nisëm.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ftoi sot Partinë Demokratike të diskutojë ndryshimet kushtetuese për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.

Ai tha se PS-ja e ka paraqitur këtë propozim në fillim të vitit dhe se është e hapur edhe për diskutime mbi ndryshimet kushtetuese që lidhen me rajonet.

“Ne kemi ardhur në fillim të këtij viti me propozimin e ndryshimeve kushtetuese, për të shkuar nga 140 anëtarë të Kuvendit në 101.

Nëse PD-ja është e gatshme, e ftoj që të përcaktojmë ndryshimet kushtetuese. Nëse PD-ja do që të bëjë ndryshime kushtetuese për rajonet, jemi të hapur për diskutime”,u shpreh Balla.


Video