
Pas 4 ndeshjeve të luajtura, Kombëtarja ka bilancin 3 fitore dhe 1 humbje, për të koleksionuar 9 pikë që e mbajnë në krye të grupit C 1.
Por si mund ta sigurojmë zyrtarisht vendin e parë edhe në fundin e këtij edicioni të Ligës së Kombeve?
Shqipëria e ka garën me Finlandën dhe Bjellorusinë, skuadra me të cilat do të luajë dy ndeshjet e fundit dhe që kanë nga 7 pikë secila.
Në rast të dy fitoreve nuk ka vend për llogari pasi kuqezinjtë do të linin pas dy rivalët direkt.
Por kjo gjë do të ndodhë edhe në rast të 4 pikëve. Me një fitore dhe një barazim, Kombëtarja shqiptare do të siguronte vendin e parë në grup.
Në rast se kuqezinjtë do të barazonin me Finlandën dhe Bjellorusia do të fitonte me San Marinon do të ishim 10 pikë, po aq sa edhe bjellorusët, por Kombëtarja do të qëndronte në krye për shkak se ka fituar ndeshjen direkte.
Megjithatë, Shqipëria do të kishte detyrim fitoren në ndeshjen e fundit kundër tyre. Në rast se skuadra e Maran fiton duelin e radhës kundër Finlandës në Tiranë, atëherë do të shkojë në transfertë për 1 pikë në Bjellorusi.
Vendi i parë në grup sjell kualifikimin në “Play Off”-in e Europianit 2028 dhe na ngjit një vazo në eliminatoret e këtij kompeticioni.