Moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident brenda shtëpisë së "Big Brother Vip Albania". Ajo ishte duke luajtur me karrigen, teksa është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot.
Menjëherë banorët u lajmëruan të mos e lëvizin Kiarën, pasi ambulanca dhe ekipi me mjekë ishin njoftuar dhe po shkonin drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e duhur.
Kiara, e shtrirë në tokë, u tha banorëve se ka shumë dhimbje. “Kam dhimbje muskulare. Ju betohem, nuk tallem! Kam shumë dhimbje!” tha moderatorja e përlotur, ndërsa Tea, Mikela po i qëndrojnë pranë, ndërkohë, Luizi mori një jastëk për t'ia vendosur.
Ajo që shihet dhe në videon e mëposhtme është se pavarësisht se Luizi iu afrua për ta ndihmuar, Kiara i kërkon që të largohet, pasi nuk e sheh dot. Siç duket, moderatorja ka mbetur shumë e zhgënjyer nga këngëtari.