Fansat e Luiz Ejllit nuk kanë të ndalur me dërgimin e mesazheve ndaj këngëtarit nga ajri përmes droneve dhe parashutave.
Pas dronit të djeshëm dhe parashutës së paradites së sotme, pasdite ka shkuar një tjetër dron me mesazh për të.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, droni mban një çarçaf ku shkruhet: "Forca Luiz! Shqipëria të do", ndërsa janë edhe fotot e Luizit dhe Efit.
Siç duket, fansat e Luizit nuk e kanë harruar Efin, e cila ishte e vetmja nga banoret, e cila nuk e sulmoi Luizin pas situatës me gjendjen e tij shëndetësore nëse ishte i sëmurë apo jo.
Ndërsa tek video e dytë, tregon pjesën kur një pjesë e banorëve ndodheshin jashtë dhe këtë herë e kanë parë, duke e marrë mesazhin edhe pse ata urdhëruan direkt të futen në dhomën e gjumit dhe siç duket më pas futen të gjithë brenda.
