Vdiq pas përplasjes fatale me makinë, aktorja kishte shprehur dëshirën për të dhuruar organet e saj

12 August 2022, 22:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdiq pas përplasjes fatale me makinë, aktorja kishte shprehur
Anne Heche

Aktorja Anne Heche, e cila ndërroi jetë tragjikisht pas një aksidenti të rëndë me makinë, kishte shprehur më parë dëshirën për të dhuruar organet e saj. Aktorja amerikane pësoi djegie të rënda dhe dëmtime në tru pas përplasjes me makinë javën e kaluar.

53 vjeçarja ndodhej në koma. Më herët, gjatë ditës së sotme, të afërmit e saj konfirmuan se aktorja nuk mund të mbijetojë por po mbahej në jetë për të përcaktuar nëse ndonjë organ mund të dhurohet. Kjo ishte një dëshirë që e kishte shprehur vetë ylli i filmave
“Ka qenë prej kohësh zgjedhja e saj për të dhuruar organet e saj,” theksoi i afërmi i saj.
“Sot humbëm një dritë të ndritshme, një shpirt të sjellshëm dhe më të gëzuar, një nënë të dashur dhe një mike besnik.”, tha familja në një deklaratë pas vdekjes së saj


Video