Vajza e Peleshit njësoj si Rama: Punë ka sa të duash në Shqipëri, mos u ankoni (FOTO)

14 October 2022, 19:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vajza e Peleshit njësoj si Rama: Punë ka sa të duash në
Aleksia dhe Niko Peleshi si dhe Edi Rama

Një ndër fëmijët e politikanëve shqiptarë më të komentuar në median rozë është Aleksia, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.

Më së shumti ajo u përfol për lidhjen me Romeo Veshajn, teksa njihet dhe për jetën luksoze duke e reklamuar në rrjetet sociale. Gjithashtu, ajo është duke vazhduar dhe studimet në Spanjë.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe vëmendjen e ka tërhequr komenti i saj, teksa njëri prej ndjeksave i është ankuar për papunësinë në Shqipëri.

"Çfarë iu mundon në këtë ditë të zymtë?" është pyetja që Aleksia shtron në "InstaStory" dhe një prej ndjekësëve i është përgjugjur: "Dua një punë".

Por, Alekisa duket se ka mendim me kryeministrin Edi Rama, pasi sipas saj, punë ka sa të duash në Shqipëri dhe sipas saj, njerëzit nuk duhet të ankohen, pasi bizneset kërkojnë punëtore, edhe pse vajza e ministrit nuk e thekson se sa janë rrogat në vendin tonë.

"Dëgjoj shumë njerëz që ankohen se nuk gjejnë punë dhe njëkohësisht shumë biznese që ankohen se nuk gjejnë punëtorë. Ke mundësi sa të duash. Sa rri më shkruan mua, nxirr një listë me opsione." shkruan Aleksia Peleshi.



Video