Eni Koçi sjell në jetë vajzën e saj, zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për të (FOTO)

14 October 2022, 15:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eni Koçi sjell në jetë vajzën e saj, zbulon emrin e
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Këngëtarja Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Eni Koçi ka postuar një foto ku shfaqet së bashku bashkëshortin e saj duke mbajtur dorën e vogëlushes. Këngëtarja ka zbuluar emrin e vajzës së saj, të cilën e ka quajtur Adea.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten”, shkruan Eni Koçi



Video