Tha se ka “flirtuar” me Sara Gjordenin, del FOTO që Silvi e paralajmëroi para se të hynte në BBV3

27 February 2024, 15:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tha se ka “flirtuar” me Sara Gjordenin, del FOTO që Silvi e
Sara dhe Silvi

Silvi Forte, banori më i ri i Big Brother Albania Vip 3, deklaroi se kishte pasur një histori me Sara Gjordenin.

Pak para se të hynte në shtëpi, Silvi tha në një intervistë për “Fan Club” se kishte pasur një histori me Sarën, dhe se shumë shpejt do të dilnin fotot.

Mesa duket, një foto e tillë nuk ka vonuar shumë dhe ka dalë tashmë në faqet rozë. Në foton e bërë publike, Silvi dallohet shumë pranë Sarës, teksa shkëmbejnë një shikim që mund të quhet ashtu siç Slvi tha “flirtim”.

Për më tepër, gjatë hyrjes në Big Brother, Sara nuk ngurroi t’i jepte një përqafim Silvit, duke injoruar edhe këshillën e tij se “mund të bëhet xheloz Bardhi”.

Sara Gjordeni është përfolur se ka lënë një lidhje pezull jashtë, ndërsa banorëve u tha gjatë rrëfimit të sekreteve se kishte dështuar njëherë.

Tha se ka “flirtuar” me Sara Gjordenin, del FOTO që Silvi e
Sara dhe Silvi


Video