Opinionistët kanë analizuar krisjen e raportit mes Luizit dhe Efit. Arbri tha se Efi është treguar me dy standarde, pasi sonte e quajti mashtrues, ndërsa kur hyri sërish në BBV e cilësoi si mik.
Arbër: Unë mendoj që Luizi ka pasur indicie Kiarën për Efin. Sot nga Efi mësova që ajo vetë ka thënë që Luizi është kokrra e mashtruesit.
Ajo ka mbrojtur një njeri që sot e quajti mashtrues, më erdhi mirë që sot e pranoi vetë. Kur Efi pa që situatat kanë ndryshuar tani brenda shtëpisë, ka filluar të ndërtojë lojën e saj. A do ketë fuqi ajo që t’i dalë përballë Luizit apo banorëve të tjerë, ngelet për tu parë.
Kur hyri në shtëpi tha se po takonte një mik, tani thotë ndryshe. Me fjalët e veta ajo sot pranoi që tjetër mendim ka pasur për Luizin dhe tjetër ka.
Zhaklin: E prisja të ndodhte kjo. Mendoj që Efi duhet të bëjë lojën e saj. Më vjen keq për Kiarën, se nuk ka ditur të mbrojë veten.