Shkon “kokë më kokë” në televotim me Oltën, përgatitet largimi i Kiarës nga shtëpia. Po Luizi do largohet?

21 March 2023, 23:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkon “kokë më kokë” në televotim me Oltën,
Olta dhe Kiara shkojnë “kokë më kokë” në televotim

Spektaklin e kaluar Nita kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”, që siç dihet në të ka dy zarfe, një të bardh dhe një të zi.

Zarfi i zi i jepte mundësinë Nitës të dërgonte në televotim dy çifte, duke qenë se banorët ishin ndarë dyshe-dyshe nga Keisi që ishte lidere e javës së kaluar, për të kryer një sfidë.

Nita zgjodhi çiftin Kiara-Olta dhe Kristi-Qetsor.

Publiku vendosi që Olta dhe Kiara të shkojnë “kokë më kokë” në nominim. Për të qenë transparent me të dyja çiftet, Vëllai i Madh vendosi që grafiku i votimeve të shfaqej në ekran, në dhomën e ndenjes.

86 përqind e publikut votuan për Oltën dhe Kiarën, ndërsa 14 përqind për Kristin dhe Qetsorin. Duket se tashmë po përgatitet largimi i Kiarës nga shtëpia dhe Luizi të luajë vetëm, të paktën pasi siç thuhet, një pjesë e fansave të Luizit kështu dëshirojnë. Ndërsa vetë Luizi ka deklaruar se nëse ikën Kiara dhe ai do ta lërë shtëpinë.


Video