Kiara surprizohet nga vëllai i saj: Mezi po pres të të takoj me Luizin

21 March 2023, 23:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kiara surprizohet nga vëllai i saj: Mezi po pres të të takoj me
Kiara surprizohet nga vëllai i saj

Kiara u surprizua nga vëllai saj i vogël. Ajo kishte mundësinë të fliste me kamër me të, përmes ekranit që ndodhet në dhomën e ndenjes.

Kiara u shpreh se e ka marrë shumë malli për vëllain e saj dhe se ka nevojë për një përqafim tani. Ajo e pyeti vëllain nëse ai e ndjek atë në Big Brother, ndërsa ai u shpreh se e ndjek shpesh herë.

Vëllai i tha Kiarës se ajo pi shumë cigare dhe i kërkoi asaj të mos konsumojë aq shumë. Ai bëri një koment edhe për Luizin. I pyetur nga Kiara se si i duket burri i saj, i vëllai u shpreh se i duket shumë i bukur dhe se mezi pret t’i takojë të dy.

Kiara: Kemi qëndruar një herë larg. Ai nuk kishte mundësi të vinte në Shqipëri. Flasim 24 orë bashkë, pa shkëptutje.

 

 


Video