A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Armaldo Kllogjeri është në dijeni të banorëve që e kanë nominuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
Gjatë mbrëmjes së sotme, Armaldo u përshëndet me banorët të cilët e përshëndetën, por nuk harroi t’i tregonte atë që kishte mësuar. Maestro tha se gruaja e tij i kishte treguar se të gjithë banorët e kishin nominuar, përveç Oltës.
“Gruaja m’i kishte mbajtur shënim kush më kishte nominuar, përveç Oltës të gjithë më kishit nominuar”, tha Armaldo.
Ndërsa Olta u shprehu se largimi i Maestros i ka lënë shumë boshllëk.
“E kam përmendur shumë. Duhet ta pranoj se largimi i tij më ka lënë shumë boshëllëk”, tha Olta.
Kujtojmë se Maestro u eliminua të shtunën, pasi ishte në televotim me Kristin dhe Luizin.