Gjatë Prime-it të djeshëm të Big Brother Vip 3 u fol mbi marrëdhënien që kanë pasur para 9 vitesh Endriku me Sarën. Secili prej tyre dha versionin personal të historisë, në dhoma të ndryshme që u dëgjua nga të gjithë banorët.
Sara ishte e para ajo që rrëfeu historinë e tyre dhe tregoi se ata janë ndarë për shkak të një tradhtie nga ana e Endrikut. Ajo gjithashtu pretendonte se ata kishin qenë të fejuar.
Por nga ana tjetër, versioni i Endrikut është më ndryshe. Ai nuk i tregon shkaqet e ndarjes, por thotë se ishte faji i të dyve. Ndërsa për sa i përket raportit që kanë pasur, ai thotë se nuk kanë qenë të fejuar zyrtarisht, por familjet e tyre kanë qenë në dijeni.
Në faqen zyrtare të Endrikut në Instagram ka ardhur menjëherë një reagim dhe nuk dihet nëse është familja apo partnerja ajo që e menaxhon, por ka shpërndarë momentin e rrëfimit të Endrikut dhe me gërma kapitale shkruan: ”Dinjiteti”.