Reperi i njohur shqiptar bie pre e hajdutëve, jep lajmin e keq për fansat (Foto)

11 February 2024, 09:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reperi i njohur shqiptar bie pre e hajdutëve, jep lajmin e keq për
Capital T

Reperi i njohur Capital T ka rënë pre e grabitjes.

Përmes rrjeteve sociale ai ka zbuluar se i është thyer makina dhe i kanë vjedhur një laptop.

Por, përveç dëmit material, Kapos i ka humbur diçka tjetër me shumë rëndësi.

Fjala është për pamjet e projektit më të ri që ishte parshikuar të publikohej sot.

‘Sot është e pamundur të publikohet projekti Pi raki. Prej një pakujdesie, në një moment të caktuar, llaptopi është vjedh, na është thy makina. Uroj shpejt që kemi me hy në icloud me rikthy materialin. Momentalisht e kemi të pamundur. më vjen shumë keq. Besoj për dy ditë, do lansohet, ose shpejt do ju njoftoj për datën e radhës. Ju kërkoj shumë falje dhe faleminderit shumë për përkrahjen’, është shprehur ai në Instagram.

Reperi i njohur shqiptar bie pre e hajdutëve, jep lajmin e keq për


Video