Ribashkim me Fisnik Sylën? Vjen reagimi i Fjolla Morinës

6 May 2024, 20:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ribashkim me Fisnik Sylën? Vjen reagimi i Fjolla Morinës
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Lajmi për ribashkimin e Fjolla Morinës me ish-bashkëshortin Fisnik Syla, pushtoi mediat rozë gjatë ditës së sotme.

Shkas i kësaj u bë një video e Fjollës e postuar nga Fisniku në llogarinë e tij në "Instagram".

Krahas videos, Syla i bashkëngjiti edhe një emoji me zemra duke shtuar kështu dyshime nëse dyshja mund t’i jenë rikthyer romancës.

Në lidhje me këtë lajm, Fjolla Morina ka reaguar për Prive.

Fjolla mohoi lajmet për ribashkim, madje pohoi se ky postim nga personi në fjalë është bërë vetëm për vëmendje në portale.

Ribashkim me Fisnik Sylën? Vjen reagimi i Fjolla Morinës
Postimi i Fisnik Sylës

Video