Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dikur investitor i Noizyt dhe mik i tij, sot reperi GBMC, thotë se është penduar që ka shpenzuar aq shume para për karrierën e Noizyt, për të cilin tha se është edhe mosmirënjohës.
Dy artistët prej disa kohësh nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin dhe çështja ka përfunduar në gjykatë.
Reperi GBMC zbuloi mbrëmjen e sotme në një intervistë në “Ora News” ,për herë të parë shumën që ka investuar për Noizyn në vitin 2009-2010, e ku bëhet fjalë për në shumë jo të vogël, prej 100 mijë eurosh.
“Kam investuar mbi 100 mijë euro dhe në atë kohë ishin shumë. Atëherë mund të kisha hapur nje gropë pallati. Mund të isha bërë bos me pallatet e mia”, u shpreh reperi.