Gazetari shpërthen në lot duke intervistuar Messin, shikoni reagimin e yllit argjentinas (Video)

21 October 2022, 13:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazetari shpërthen në lot duke intervistuar Messin, shikoni reagimin e

DIRECTV, rrjeti televiziv argjentinas, intervistoi Lionel Messin dhe gazetari, sapo misioni mbaroi dhe ishte ende në transmetim direkt, shpërtheu në lot se kishte përmbushur një nga ëndrrat e tij: intervistimin e Leos. Reagimi i futbollistit dhe afërsia e tij është e paçmuar.

Protagonisti i momentit është gazetari i njohur nga Argjentina, Pablo Giralt, një nga komentatorët e televizionit argjentinas. Pas intervistës, Giralt shpjegoi skenën: "Ëndrra e jetës sime ishte të flisja ballë për ballë me Messin.

Jam njëri nga mijëra argjentinas që e do atë, që e admiron dhe që ka pasur fatin ta shijojë karrierën e Messit. Për mua është shumë e rëndësishme ta arrija këtë intervistë. Ia dola falë bujarisë së Leos dhe babait të tij.

Ky profesion dhe jeta ime më kanë çuar në rrugë të paimagjinueshme. Dje përmbusha një ëndërr. Takova sportistin që e admiroj dhe e dua më shumë; atë që më është dashur ta rrëfej dhe ta shijoj më shumë.

Rruga ime profesionale herë pas here kryqëzohej me të tijën dhe sinqerisht ndihem i privilegjuar”, – ka shkruar ai pak ditë më parë kur njoftoi se kishte intervistuar Leon.


Video