Reagimi i parë i Arbenita Ismajlit pas arrestimit të Feros

13 July 2023, 18:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reagimi i parë i Arbenita Ismajlit pas arrestimit të Feros
Arbenita Ismajli

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për arrestimin e Feros.

Prej disa ditësh ajo nuk ka qenë aktive në Instagram duke mos bërë asnjë postim.

Por, modelja është rikthyer ditën e sotme. Ajo nuk ka folur lidhur me çfarë ka ndodhur, por në një status në Instastory shkruan: "U riktheva".

Reagimi i parë i Arbenita Ismajlit pas arrestimit të Feros

Ditën e djeshme u raportua se Fero është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë ndaj modeles.

Siç raportoi "Sinjal", fillimisht Arbenita dhe Fero kanë pasur një konflikt verbal dhe më pas debati ka agravuar në dhunë fizike, me Feron që ka goditur me grushte dhe i ka thyer edhe telefonin e saj personal. Ai gjithashtu e ka kërcënuar me jetë duke i thënë se do e vrasë nëse do i marrë vajzën.

Sakaq, Prokuroria në Gjilan ka bërë kërkesë pranë Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj reperit.

Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësja e Prokurorisë në Gjilan, Liridona Xheladini.

Xheladini tha se reperi Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.


Video