
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet më të njohura në showbiz-in shqiptar, dhe më të komentuarit.
E ndërkohë që mediat po aludonin planin e tyre për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë pas vajzës 4-vjeçare, Ajka, duket se martesa e tyre po ndjen turbulenca në 5-vjetorin e celebrimit të tyre.
Mediat kanë aluduar, se çifti i njohur po kalojnë një krizë të fortë, dhe ka gjasa që këto Krishtlindje dhe nata e ndërrimit të viteve, t’i gjejë larg njëri-tjetrit.
Kjo faktohet edhe në videon e mëposhtme që ka postuar Xhensila e cila tregon se nuk ndodhet me familjen për shkak të një koncerti në Kosovë.
Ndërkohë aktori Bes Kallaku ka postuar një foto nga një hotel nëgjirin e Lalzit, larg Xhensilës pë Krishtlindje. Ata ende nuk kanë folur se cfarë po ndodh në të vërtetë mes tyre dhe a janë të vërteta lajmet e publikuar në media.