Plas keq në “Përputhen”! Dy konkurrentet kalojnë në përplasje fizike: Do t’i pres gishtat (VIDEO)

22 March 2023, 19:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plas keq në “Përputhen”! Dy konkurrentet kalojnë
Dy konkurrentet kalojnë në përplasje fizike

Emisioni ‘Përputhen’ ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të dhunës dhe konfrontimeve fizike që ndodhin mes djemve apo edhe vajzave. Një e tillë ka ndodhur sot, gjatë takimit të një çifti.

Grisela, u fut në mes të takimit 5-minutësh të Artjonit, me konkurrenten e re nga Kosova, Brikenës. Grisela, nuk e priti aspak mirë këtë takim e që në fillim tha se do ishte kot e se nuk do t’i linte të qetë.

‘Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke tregu. Kam për t’ju shkatërru jetën, do jua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”– thotë Grisela e cila është shumë e revoltuar.

Situata u agravua edhe më shumë gjatë takimit. Grisela u ul mes çiftit, e u duk se nuk i pëlqyen aspak veprimet e Brikenës. Këtë e fundit e shtyu, madje e kërcënoi.

“Këto okej, kujdes me mua. Kujdes me mua, se t’i thej gishtat’

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Nuk është hera e parë që shihen të tilla skena në “Përputhen”!, madje edhe më të rënda.


Video