Instagrami i Luizit u mbyll vetëm përkohësisht, strategji për të rritur numrin e ndjekësve

22 March 2023, 13:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Instagrami i Luizit u mbyll vetëm përkohësisht, strategji
Luiz Ejlli

Profili i Instagramit të këngëtarit Luiz Ejlli ka qenë kryefjala e dy ditëve të fundit në showbizin shqiptar. Shkak kanë qene aludimet e personave që e menaxhojnë se ai profil kishte rënë pre e sulmeve dhe kjo sipas tyre ishte dhe arsyeja e ndryshimit të emrit nga "luiz.ejlli" në "ina.ejlli", motra e Luizit.

Historia e Instagramit ka sjellë edhe përplasje mes personave që menaxhonin Instagramin dhe mbështetësit kryersor të Luizit, ku i hidhnin fajet njëri-tjetrit.

Por, duket se personat që menaxhojnë proflin e Luizit, paraditen e kësaj të mërkure kanë dashur të tërheqin sërish  vëmendjen e publikut dhe kanë mbyllur përkohësisht Instagramin e Luizit.

Por, mbyllja ka zgjatur vetëm për disa orë dhe duket se gjithçka është bërë me qëllim për të tërhequr vëmendjen e fansave të tij dhe për të rritur sërish numrin e ndjekësve. Pas rihapjes, instagramit të Luizit i janë shtuar rreth 6 mijë ndjekës dhe duket se i ka rikuperuar ata që humbi ditën e djeshme.

Të afërmit e Luizit kanë aluduar se instagrami i këngëtarit është sulmuar pasi është tentuar të merret nga persona të tjerë, por ajo çfarë dihet deri tani është se Instagrami i Luizit rrezikon të mbyllet për shkak të të drejtës së autorit.

Patenta "Banijay" që menaxhon në gjithë globin "Big Brother-at", nuk lejon që videot e produksionit të përdoren privatisht nga njerëzit, qofshin këta edhe banorë të Big Brother.

Instagrami i Luizit u mbyll vetëm përkohësisht, strategji


Video