Armina Mevlani i del në mbrojtje të shoqes: Në shpirt Olta Gixhari është person i dashur

22 March 2023, 16:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armina Mevlani i del në mbrojtje të shoqes: Në shpirt Olta
Armina Mevlani dhe Olta Gixhari

“Olta Gixhari është e zgjuar dhe e dashur”, kështu është shprehur ditën e sotme, blogerja Armina Mevlani.

Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Shqipëria live’, ajo u pyet për marrëdhënien me Oltën, e cila prej 80 ditësh është pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.

Armina u shpreh se Olta është shumë pozitive, pasi e njeh edhe nga afër. Po ashtu, ajo shtoi se edhe jashtë, Olta është njësoj si në shtëpi pasi lufton për të arritur objektivat e saj.

“Ajo është Olta e vërtetë, e dashur, e zgjuar, për të arritur objektivat e saj ajo do bënte një formë loje, në shpirt është një person i dashur”, tha Armina.

Kujtojmë se më parë Armina ka shprehur simpati për Luizin dhe lojën e këtij të fundit. Tashmë ajo është mes dy zjarreve, pasi në lojë ka edhe miken e saj Oltën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

 

 


Video