Përplasja me Zebërvokin, Xumi tenton të justifikohet para banorëve: Po bëja komedi, si nuk e kuptoni?! (VIDEO)

26 December 2024, 08:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasja me Zebërvokin, Xumi tenton të justifikohet para

Një debat i ashpër ka ndodhur këtë të mërkurë në shtëpinë e Big brother VIP. Dy prej banorëve të shtëpisë, Xumi dhe Zebervoki u “përplasën” me njëri-tjetrin, teksa të dy ata ishin të gatshëm që të futeshin në tualet.

Gjithsesi, Xumi u ndalua nga pjesa tjetër e banorëve për të mos shkuar pas Zebervokit, me situatën që më pas u qetësua.

Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit Xumi më pas shpjegoi:

Jemi në ‘Prime’ o vëlla, do thotë Ledioni çfarë ka ndodhur dhe do çohet Marjusi dhe do të thotë Jozi, ky dhe ky janë këngëtarë kur ata këndojnë në kor të gjithë së bashku ne kërcejmë dhe këndojmë. Por kur unë Marjus Dervishi, Zebervoki që jam aktor dhe gjithashtu Xum Allushi, aty çohem edhe unë dhe flas. Të dy jemi të të njëjtit profesion e kështu do ta inskenojmë një skenë. Do bëjmë një dramë, një komedi ose diçka. Siç bëj unë komedi kur imitoj Jozin, po bëj komedi si nuk më kuptoni more jam aktor. Dua t’i tregoj njerëzve aftësinë time si njeri. Se haj bukë nga kjo gjë.

 


Video