Pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku rikthehet me një këngë të re

14 March 2025, 19:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku rikthehet me një këngë
Parashqevi Simaku, pamje nga klipi i ri

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka publikuar këngën e saj të parë pas një shkëputjeje të gjatë disa vjeçare.

Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria”. “A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, që zbulohet përmes një videoje të shkurtër.

Video u publikua në rrjetet sociale Elton Ilirjani, personi që ka qëndruar pranë saj, teksa artistja po rindërton jetën pasi u largua nga stacioni i trenit në New York, ku qëndronte prej kohësh.

Kënga e plotë pritet të publikohet shumë shpejt.



Video