
Më 15 korrik 1997, industria globale e modës u trondit nga vrasja tragjike e Gianni Versace. Dizajneri 50-vjeçar, një nga krijuesit më ikonë të kohës së tij, u vra jashtë shtëpisë së tij luksoze në Miami, kur vrasësi serial Andrew Cunanan e qëlloi me gjakftohtësi.
Tronditja ishte e madhe, jo vetëm për botën e modës, por edhe për familjen e tij, e cila u përball me humbjen e njeriut që kishte ndërtuar perandorinë Versace. Vrasësi 27-vjeçar i Gianni-t kishte kryer tashmë katër vrasje përpara se të ekzekutonte stilistin.
Motivi i tij për vrasjen e Versace mbetet i panjohur, pasi nuk u gjet asnjë shënim apo provë tjetër për të shpjeguar aktin e tij. Pasi qëlloi për vdekje stilistin italian, Cunanan u arratis dhe u fsheh për tetë ditë. Më 23 korrik 1997, ai u gjet i vdekur në një varkë shtëpie në Miami, pasi kishte kryer vetëvrasje me të njëjtën armë që përdori për vrasjet e tmerrshme që kreu.