Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit!

10 February 2025, 15:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet
Erion Veliaj/ Ajola Xoxa

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme është firmosur masë sigurie ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa është vendosur masa e ‘arrestit në shtëpi’.

Por masa e sigurisë nuk është ekzekutuar, pasi mësohet se bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa prej dy ditesh ndodhet jashte vendit, konkretisht ne Romë.

Kujtojmë që në dhjetor Prokuroria e Posaçme sekuestroi  telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ushtroi kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.

Po ashtu masa sigurie janë edhe për Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.


Video