Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Këngëtari Luiz Ejlli dhe tenori Armaldo Kllogjeri u përfshinë në një sherr të ashpër me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Artistët patën një përplasje që erdhi për termat e përdorur kur i drejtohen njëri-tjetrit.
Armaldo tha se u ndie i fyer për shkak se Luizi përdori fjalën çapaçul kur iu drejtua.
Debati vijoi me tone të ashpra.
Por njohja mes Luizit dhe Armaldos daton shumë herët, në vitin 2006, kur Luiz Ejlli përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.
Edhe pse dy artistët deri tani nuk e kanë kujtuar këtë si detaj brenda BBV, Luizi shoqërohej në Festivalin Europian të Këngës nga një grup prej tre vokalistësh dhe njëri prej tyre ka qenë pikërisht tenori i njohur Armaldo Kllogjeri.