
Shakira i dedikoi një tjetër këngë ish-partnerit të saj Gerard Piqué, i cili e tradhtoi me një 22-vjeçare, të quajtur Clara Chia.
Shakira, pas lotëve dhe dhimbjes, e mori veten dhe i kushtoi këngën e re pikërisht ish-futbollistit, të dashurës së tij të re, (madje përfshiu edhe ish-vjehrrën) duke nënkuptuar se ai humbi diçka shumë të çmuar, për diçka bazike.
Në një prej vargjeve, Shakira thotë: “Ndërrove Rolex-in me një Casio” dhe “Casio” e ka bërë një reagim.
Përmes disa postimeve në Twitter, skuadra e marketingut të “Casio” punoi fort dhe ia ktheu në mënyrë epike diss-in Shakira-s, duke bërë edhe një super lëvizje.
“Shakira, ne mund të mos jemi Rolex, por qartazi, klientët janë besnikë ndaj nesh”.
Për të vijuar me: “Ne mund të mos jemi Rolex, por të paktën nuk kanë lënë për Clara Chia-n”.
Pastaj me: “Në mbrojtje të orëve tona “Casio”, bateria e tyre zgjat më shumë se lidhja e Piquè-s dhe Shakira-s”.
Madje, bënë kërkimet e tyre dhe nxorrën nga arkivat këtë foto të Shakira-s me gjeje çfarë?! Një orë Casio!
"Të mbahet mend Shakira, para se të ishe një Rolex (dhe) e trishtuar, ishe një CASIO e mahnitshme".
Recuerda Shakira, antes de ser un triste Rolex fuiste un magnífico CASIO pic.twitter.com/5O0N8B9jwy
— C A S I O™ (@CasioTeam) January 13, 2023
P.S.: Që ta çonte deri në fund, “Casio” i dhuroi një orë Piqué-s, pikërisht prej këngës së ish-partneres së tij, ndaj le të themi se edhe ish-futbollisti fitoi diçka nga diss-i i shumëpërfolur.
QUE ACABA DE PASAR ????.
— Mateu Alemany Font (@MPadremanyFont) January 13, 2023
GERARD PIQUÉ ES DIOS, LE CAE EL MAYOR HATE por SHAKIRA Y LLEVA UN CASIO JJAJJAJAJAAJAJA pic.twitter.com/UOyNLGpJzv