Kiara Tito festoi dje ditëlindjen dhe Luiz Ejlli i rezervoi një surprizë, duke i kushtuar një performancë të veçantë.
Luizi këndoi këngën e Ed Sheeran ‘Perfect’. Kiara u ngjit në skenë dhe kërceu një vals me Luizin, ndërkohë që banorët e përcollën me duartrokitje.
Ndërkohë, personi që menaxhon llogarinë e Kiarës në Instagram ka postuar momentin, por fansat kanë vënë re se Luizi nuk është në video. Pra, Luizi është prerë nga postimi.
View this post on Instagram
Menjëherë njerëzit kanë komentuar dhe e kanë vënë në dukje mungesën e këngëtarit, i cili i bëri edhe surprizën moderatores.
Disa komentues pyesnin se përse Luizi nuk ishte pjesë e postimit, ndërsa të tjerë komentues kanë thënë se Luizi meritonte të ishte pjesë e postimit, sepse mendoi për surprizën.
Ndërkohë, vihet re Luizi nuk gjendet në Instagram-in e Kiarës dhe nuk dihet pse personi që e menaxhon llogarinë nuk e kanë përfshirë këngëtarin në asnjë postim.
Në galeri janë komentet kritikuese: