Ermal Fejzullahu mbështet publikisht Luiz Ejllin: Mos ta ndjejë hiç, publiku të do fort, gjithmonë i njëjtë i buzëqeshur

18 January 2023, 15:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ermal Fejzullahu mbështet publikisht Luiz Ejllin: Mos ta ndjejë
Luiz Ejlli dhe Ermal Fejzullahu

Përveç publikut të thjeshtë, edhe pjesa më e madhe e personazheve publikë kanë dalë në mbështetje të këngëtarit Luiz Ejlli në garën e realityshow-t "Big Brother Albania Vip". Një prej tyre është edhe këngëtari Ermal Fejzullahu, i cili ka shprehu publikisht përkrahjen për të.

Këngëtari nga Kosova, në një postim në InstaStory shkruan se ka gati 2 dekada që e njeh Ejllin, duke mos kursyer fjalët e mira për të.

“Luiz djali, të njohë gati 2 dekada, gjithmonë i njëjtë i buzëqeshur. Djalë pozitiv. Po i gëzohem faktit që edhe publiku të do fort, ashtu siç të duam ne të gjithë. Pafsh shëndetin, për të tjerat as mos ta ‘nin’ hiq” shkruan Ermali.

Ermal Fejzullahu mbështet publikisht Luiz Ejllin: Mos ta ndjejë


Video