Nisën romancën rreth 1 muaj pas ndarjes së futbollistit nga Era Istrefi, kush është modelja në krahët e Amir Rrahmanit

14 December 2024, 17:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nisën romancën rreth 1 muaj pas ndarjes së futbollistit nga Era
Kush është modelja në krahët e Amir Rrahmanit

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka nisur një histori të re dashurie me modelen Drita Stumbllën. Kjo romancë e re vjen pasi muaj më parë u nda nga këngëtarja e njohur Era Istrefi.

Dyshja duket se janë bashkë dhe kjo u konfirmua nga një video e bërë virale në TikTok.

Nisën romancën rreth 1 muaj pas ndarjes së futbollistit nga Era

Ata shihen së bashku teksa dalin nga makina. Mirëpo, çifti ende nuk e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare. Pas gati 1 vit lidhje, Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i dhanë fund lidhjes së tyre.

Nisën romancën rreth 1 muaj pas ndarjes së futbollistit nga Era

Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, mbyllën atë raport tërësisht në qetësi.

Por pak vite më parë, Drita ka qenë në një lidhje edhe me djalin e Hashim Thaçit, Endrin. Fillimisht u aludua se dy të rinjtë ishin në lidhje, gjersa një tregues i mirë për këtë ngjarje ishin rrjetet sociale, përmes të cilave u pa se Endrit Thaçit nuk i ikë asnjë postim i bukuroshes Stublla pa e pëlqyer në Instagram.

Nisën romancën rreth 1 muaj pas ndarjes së futbollistit nga Era

Megjithëse këto spekulime asnjëherë nuk u konfirmuan, shpejt qarkulloi edhe lajmi për ndarjen e tyre. Për këtë gjë ka reaguar bukuroshja përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk mund të përfundohet diçka që as që ka nisur.

Nisën romancën rreth 1 muaj pas ndarjes së futbollistit nga Era

“Nuk mund të përfundosh diçka që nuk ka ndodhur kurrë”, është mbishkrimi i një fotografie. “Mjaft më me thashethemet e çmendura dhe të ulëta”, shkruan në një tjetër përshkrim. Më pas Drita e ka bërë vetë publike një histori dashuri me biznesmenin e mirënjohur kosovar.

Por duket se të gjitha këto histori tashmë i përkasin të shkuarës dhe Drita ka rigjetur sërish dashurinë, këtë herë në krahët e Amirit. Derisa çifti ka filluar të publikojë foto dhe video së bashku, duket se gjërat mes tyre janë bërë serioze.

Nisën romancën rreth 1 muaj pas ndarjes së futbollistit nga EraNisën romancën rreth 1 muaj pas ndarjes së futbollistit nga EraNisën romancën rreth 1 muaj pas ndarjes së futbollistit nga Era

 



Video