Ç'ndodhi? Einxhel Shkira "fshin" miqtë e saj më të ngushtë

24 December 2025, 12:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ç'ndodhi? Einxhel Shkira "fshin" miqtë e saj më
Einxhel Shkira

Pa bërë drama, Einxhel Shkira u ka thënë mirupafshim tre miqve të saj të ngushtë. Miqësia mes saj dhe Fjoralba Ponarit, Argjira Spancës e Graciano Taganit ka marrë fund.

Einxhel, nuk ndjek më në Instagram asnjë prej tyre. Ky veprim duket se ka qenë i ndërsjellë, pasi edhe të tre miqtë nuk e ndjekin më.

Ç'ndodhi? Einxhel Shkira "fshin" miqtë e saj më
Einxhel Shkira, Fjoralba Ponari, Argjira Spanca, Graciano Tagani

Grupi i tyre kanë qenë shokë të ngushtë prej vitesh. Madje, në një prej takimeve që Einxhel zhvilloi gjatë pjesëmarrjes në "Big Brother VIP Albania 1", ajo u vizitua nga Fjoralba dhe Argjira, si dy prej mikeshave më të mira të saj.

Ç'ndodhi? Einxhel Shkira "fshin" miqtë e saj më

E kështu vazhdoi edhe jashtë shtëpisë. Te tre ata ishin pjesë e momenteve më të lumtura për të, propozimi, lindja e djalit të parë të Einxhel, por vihet re mungesa e tyre në fotot gjatë festimeve të shtatzënisë së dytë të Einxhel.

Ç'ndodhi? Einxhel Shkira "fshin" miqtë e saj më

Einxhel duket se është e vetmja që ka vendosur të mos jetë më pjesë e grupit, pasi të tre ata, të paktën sipas Instagramit, vazhdojnë të mbeten miq.



Video