Emisioni i mbrëmjes së djeshme ishte një nga më të komentuarit të këtij sezoni të "Big Brother Vip Albania". Debate, supriza e shumëçka pati ky spektakël.
Një koment në rrjet e ka bërë dhe modelja e njohur nga Kosova, Arta Nitaj, ku deket se është revoltuar me blogeren Dea Mishel Hoxha.
Pas situatave të shumta që ndodhën aty brenda, Dea Mishel ka qenë njëra nga banoret që ka reaguar më shumë, dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer bukuroshes nga Peja.
Në një Instastory, Arta Nitaj ka shkruar: "O Dea Michel a si e ke, na çave tr*pin OK’’, ku lë të kuptohet se nuk po mundet ta duroj modelen.
Kujtojmë se gjatë emisionit, teksa po diskutohej mbi situatë e Luiz Ejllit, blogerja Dea Mishel Hoxha bëri një deklaratë skandaloze ku tha: "Nëse është vërtetë sëmurë duhet ta dimë sepse unë personalisht nuk mund të jetoj përditë me dikë që mund të jetë duke vdekur dita ditës.".
