Këngëtari Luiz Ejlli ka mbledhur të gjithë banorët për t’ju sqaruar atyre situatën e një nate më parë, ku ai tha se nuk është sëmurë, duke mohuar kështu rrëfimin te Kiara, të cilës i tha se ishte me tumor.
Mes lotëve ai ka thënë se këtë gjë ia bëri vetes, ndërsa u shpreh se tani do të humbë edhe Kiarën edhe Big Brotherin, ndërsa kur të dalë nga shtëpia do ta quajnë mashtrues.
“Unë ja bëj vetes, ju doni të më bëni gjyqin për diçka që nuk e dini si është. Një budallallëk i imi që mënyra e të shprehurit ishte e gabuar, momenti, personi që kisha përballë që të gjithë e dini si e shof.
Tani as emrin nuk ja përmend. Unë do humb Kiarën, do humb Big Brotherin do humb edhe respektin. Kur të dal jashtë do thonë ky mashtruesi”, tha ai.
Ndërsa Kejvina e ngushëlloi me faktin që ai duhet t’i kërkojë falje të gjithëve.
“Fakti që ti e pranove bravo .Unë të këshilloj se të kam xhan, edhe pse je çmendur. Ti duhet ti kërkosh falje të gjithëve. Pastaj kush flet pas faljes tate është gabim”, tha Kejvina.